PUBLIKOHET VIDEOJA E VRASJES SË ARTAN CUKUT, ish drejtorit të policisë së Vlorës- Vrasësi me kapele, me xhup blu e tuta sportive të zeza. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar. Sipas dëshmitarëve, autori para ngjarjes, diskutoi me administratorin e pallatit me theks verior. Ai është rreth 1.75 metra i gjatë, mban veshur dorashka të zeza dhe një shall. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së pallatit.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Renda po vijon hetimet intensive pëer zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në daten 8 prill 2017 ku humbi jetën ish drejtuesi i Policisë Artan Cuku.
Policia kërkon nderkohe edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit "Melros", ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.
"Lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299. Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre", thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ditën e vrasjes së ish-drejtorit vendosi në dispozicion edhe 30 milion lekë për këdo që jepte informacion mbi autorin.