Publikoi foton me nobelisten e njohur, komentuesit masakrojnë Metën: Turp ndërkombëtar, ajo është kriminele

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:49 22-10-2019 Publikoi foton me nobelisten e njohur, komentuesit masakrojnë Metën: Turp ndërkombëtar, ajo është kriminele

Pak më parë presidenti Ilir Meta publikoi në rrjetet sociale një foto me nobelisten Aung San Suu Kyi dhe u shpreh shumë i kënaqur nga ky takim.

Mirëpo, ky postim nuk është pritur mirë nga komentuesit, të cilët kanë nisur t'i kujtojnë kreut të shtetit të shkuarën e Aung San Suu Kyi. Komentet kanë qenë vërtetë të shumta brenda pak minutave, duke shkaktuar kështu një debat virtual.

Ka pasur edhe nga ata që e kanë quajtur një turp ndërkombëtar, pasi sipas tyre nobelistja është shkaktare e masakrës dhe përndjekjes së mijëra muslimanëve civilë të pafajshëm Rohinga nga Mianmari drejt Bangladeshit.

Kujtojmë që kohë më parë, janë hapur shumë peticione online, të cilët janë nënshkruar nga miliona njerëz, ku kanë bërë thirrje për revokimin e Nobelit të Paqes për Suu Kyi, shkaktare e persekutimit, masakrës dhe gjenocidit mbi komunitetin pakicë të myslimanëve rohingianë.

Sulmet ushtarake kundër myslimanëve Rohingya në Shtetin Rakhine kanë nisur në gusht të vitit 2017, pas sulmeve të përgjakshme të militantëve Rohingya.

Besohet se rreth 700,000 myslimanë Rohingya kanë ikur nga Mianmari drejt Bangladeshit si pasojë e dhunës ushtarake.

Screenshot_3.jpg

Screenshot_5.jpg

Screenshot_4.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048717975616455
array(1) { ["section"]=> string(111) "publikoi-foton-me-nobelisten-e-njohur-komentuesit-masakrojne-meten-turp-nderkombetar-ajo-eshte-kriminele-183073" }