Publikoi taksat e Donald Trump, ja sa rrezikon të gjobitet “New York Times”

Publikuar tek: bota, më 08:24 03-10-2016 Publikoi taksat e Donald Trump, ja sa rrezikon të gjobitet “New York Times”

Pas publikimit ditën e djeshme të taksave të kandidatit republikan për president të Shtetateve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trup, “New York Times” rrezikon të gjobitet.

 “New York Times” publikoi taksat e kandidatit Trump të vitit 1995 ku shihej se miliarderi kishte deklaruar humbje prej 916 milionë dollarësh me qëllim që t’i shmanget taksave për 18 vjetët e ardhshme.

Por, me këtë veprim New York Times rrezikon të dënohet, sepse me ligjet federale amerikane ndalohet publikimi i paautorizuar i taksave të dikujt, shkruan “The Washington Post”.

Sipas ligjit, nuk është e lejueshme për asnjë person fizik, apo juridik, të publikojë informacione të taksave të dikujt pa u autorizuar nga ai fillimisht.

Thyerja e këtij ligji sipas ligjeve amerikane dënohet me një shumë prej 5.000 dollarësh, ose me pesë vjet burgim, apo të dyja këto bashkë, duke i shtuar këtu edhe dëmshpërblimin e personit të dëmtuar.

Gjithsesi, kjo duket se nuk paraqet shqetësim për udhëheqësit e “New York Times”.

Vet Dean Baquet, Drejtori Ekzekutiv i gazetës ka thënë ditë më parë në një vizitë të tijën në Harvard se do të rrezikonte edhe të futej në burg, por asgjë nuk do ta ndalet për të publikuar taksat e Trump, nëse do t’ kishte ato.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025874137878418
array(1) { ["section"]=> string(78) "publikoi-taksat-e-donald-trump-ja-sa-rrezikon-te-gjobitet-new-york-times-54893" }