Publikoi videon e kokainës, Artan Hoxha flet pas dëshmisë në SPAK: Pashë interes për ta zbardhur çështjen

Publikuar tek: aktualitet, më 18:18 23-01-2020 Publikoi videon e kokainës, Artan Hoxha flet pas dëshmisë në SPAK: Pashë interes për ta zbardhur çështjen Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me videon që publikoi në media, ku besohet se shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar kokainë.

Hoxha tha se dha përgjigje për çdo pyetje që patën prokurorët dhe se pa interes te ta për ta zbardhur çështjen.

Aktualisht në SPAK është duke dëshmuar edhe vetë kryebashkiaku Lefter Alla.

“Për çdo pyetje që e patën prokurorët pata përgjigjen time. Duke qenë se kam qënë një nga mbështetësit e SPAK kam shpresë së kjo çështje do të shkohet deri në fund. Pashë interes për ta zbardhur çështjen. Çfarë u duhej ua vura në dispozicion. Unë u pyeta dhe dhashë gjithë informacionin që i duhej SPAK-ut. Paraqita mënyrën sesi mora videon.

Pres që SPAK të jetë në pritshmëritë e Shqiptarëve. Nuk më intereson personi në fjalë, më intereson fenomeni që është shumë i rëndë. Kjo s’ka lidhje me politikën, nuk më lidh dot mua me Babalen 1 apo 2. Kemi disa vite që artikulojmë në media se kemi drejtues të lartë që marrin vendime nën efektin e drogës por nuk kishim mundësi ta provonim. Bëra atë që duhet të bëja”, deklaroi Artan Hoxha për gazetarët, pas dshmisë të dhënë në SPAK.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071160793304443
array(1) { ["section"]=> string(110) "publikoi-videon-e-kokaines-artan-hoxha-flet-pas-deshmise-ne-spak-pashe-interes-per-ta-zbardhur-ceshtjen-192944" }