Publikoi videon me kryebashkiakun që thith kokainë, flet Artan Hoxha: Kam qenë në presion me forcë dhe para. Policia të jetë vigjilente se kanë kërcënuar...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:18 22-01-2020 Publikoi videon me kryebashkiakun që thith kokainë, flet Artan Hoxha: Kam qenë në presion me forcë dhe para. Policia të jetë vigjilente se kanë kërcënuar...

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se prej momentit kur deklaroi se ka dijeni për një video të një kryebashkiaku të majtë që merr drogë në një ambient publik, ka hasur presion të madh.

Hoxha tha se presioni i është bërë me forcë por edhe me të ardhura monetare.

“Unë deklarova në emisioni “Opinion” për një video të një kryebashkiaku që është filmuar duke pirë drogë. Që nga ai moment ka filluar presioni, nuk ishin presione shumë të mëdha, edhe me forcë edhe me para, por kemi të bëjmë me një rast që për mua qëndron, për një kërkesë që të futet testi i drogës në parlament. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për jetën e tyre. Gjesti në vetvete krijon një problematikë të madhe për qytetarët dhe i vë në dyshim të madh”, u shpreh gazetari Hoxha në studion e Abc News.

Ai tha më tej se nuk është i vetmi që ka qenë nën presion, dhe kërkoi nga policia e Dibrës të jetë vigjilente pasi persona të tjerë janë kërcënuar me jetë për mos publikimin e videos.

“Video ka qenë që para tërmetit por është shtyrë. Për mua nuk është personi me rëndësi, është fenomeni. Unë do t’i kërkoj policisë së qarkut Dibër që të ketë vigjilencë, sepse janë kërcënuar me jetë njerëzish, janë kërcënuar me familje vetëm e vetëm që të mos publikohet kjo video. Jo nga rrethi tim, por që kanë patur lidhje”, tha më tej gazetari Hoxha.

Hoxha shtoi se nuk është pronari i lokalit që ka nxjerrë videon.

“Unë kam marrë kohën e duhur për të parë kush është i përfshirë në këtë histori, kush përfiton prej kësaj. Edhe vetë pronari i lokalit nuk e di se ia kanë marrë këtë video”, tha ai.

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka reaguar pas publikimit të videos duke thënë se nuk është ai personi në video.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033712863922119
array(1) { ["section"]=> string(157) "publikoi-videon-me-kryebashkiakun-qe-thith-kokaine-flet-artan-hoxha-kam-qene-ne-presion-me-force-dhe-para-policia-te-jete-vigjilente-se-kane-kercenuar-192845" }