Publikon foton romantike me Kryemadhin në një lëndinë, Meta bën urim të veçantë për ‘Shën Valentin’: Më shumë dashuri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:27 14-02-2020 Publikon foton romantike me Kryemadhin në një lëndinë, Meta bën urim të veçantë për ‘Shën Valentin’: Më shumë dashuri Meta dhe Kryemadhi

Presidenti Ilir Meta e ka filluar ditën mjaft ëmbël duke bërë një urim special për festën e “Shën Valentinit” e cila ndryshe njihet si dita e të dashuruarve.

Meta ka publikuar një foto të veçantë me bashkëshorten e tij kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, ku të dy shfaqen mjaft të qeshur pranë një lëndine dhe në diçiturën e fotos presidenti uron më shumë dashuri për të gjithë shqiptarët.

“Më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Meta krahas fotos me Kryemadhin.

Shpeshherë Meta dhe Kryemadhi janë shfaqur të dashuruar në publik dhe të parezervuar në deklaratat për njëri-tjetrin.

Ata janë një nga çiftet më të përfolura të politikës dhe së bashku janë njohur atëherë kur kanë nisur rrugëtimin e tyre politik. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010577201843262
array(1) { ["section"]=> string(120) "publikon-foton-romantike-me-kryemadhin-ne-nje-lendine-meta-ben-urim-te-vecante-per-shen-valentin-me-shume-dashuri-195156" }