Policika ka ndëshkurar me gjobë një shofer në Has pasi bëri manovra të rrezikshme në qendër të qytetit.
Pas postimit në rrjete sociale të një video ku një mjet fuoristradë bën shkelje dhe manovra të rrezikshme në qytetin e Hasit, shërbimet e DVP Kukes kanë ndaluar mjetin dhe ndëshkuar me masë administrative 40 mijë lekë, sipas Kodit Rrugor.
Ndaj dy punonjësve të policisë që nuk kanë reaguar ndaj shkeljes, ka filluar ecuria disiplinore për shkelje të rëndë disiplinore bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, për mos ushtrim të atributeve dhe kompetencave.