Publikon VIDEON, Rama tregon si bëhet procesi i vlerësimit të dëmeve nga tërmeti

Publikuar tek: politike, më 23:35 14-12-2019 Publikon VIDEON, Rama tregon si bëhet procesi i vlerësimit të dëmeve nga tërmeti Aplikacioni i shperndare nga Rama

Kryeministri Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një video informuese ku shpjegohet hap pas hapi procesi i vlerësimit të dëmeve të tërmetit.

Sipas Ramës, grupet e inspektimit në terren kanë formularë të standardizuar dhe të përgatitur mbi modelet e Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara, ku mbledhja e përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë elektronike.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm

Ja si bëhet procesi i vlerësimit të dëmeve në ndërtesat e prekura nga tërmeti, ku informacioni nga inspektimi i grupeve të verifikimit në terren administrohet nëpërmjet një formulari të standardizuar, të përgatitur mbi modelet e Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara, ku mbledhja e përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë elektronike”, shkruan kryeministri Rama, ndërsa publikon dhe videon informuese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02054500579834
array(1) { ["section"]=> string(86) "publikon-videon-rama-tregon-si-behet-procesi-i-vleresimit-te-demeve-nga-termeti-189418" }