Pudra “Johnson's Baby” i shkaktoi kancer, gjykata urdhëron kompaninë t'i paguajë 417 milion dollarë dëmshpërblim

Publikuar tek: bota, më 18:59 22-08-2017 Pudra “Johnson's Baby” i shkaktoi kancer, gjykata urdhëron kompaninë t'i paguajë 417 milion dollarë dëmshpërblim

Një gjykatë në Los Angeles ka urdhëruar gjigantin e produkteve higjenike, Johnson & Johnson t’i paguajë shumën rekord prej 417 milion dollarë një gruaje të sëmurë që pretendoi se pudra e famshme për fëmijë shkakton kancer ovarian kur aplikohet rregullisht për higjienën femërore.

Padia u bë nga Eva Echeverria zhvilloi kancer të vezoreve si "rezultat i përafërt i natyrës së rrezikshme dhe të dëmshme të pluhurit të talkit", tha ajo në padinë e saj, shkruan Newsbomb.al.

sfergt3e45y4y4yh2.jpg

Avokati i Echeverria, Mark Robinson, tha se klientja e saj po trajtohet për kancer në një spital të SHBA-ve, dhe se shpreson që vendimi i gjykatës të detyrojë Johnson & Johnson të vendosë paralajëmrime shtesë në produktet e saj.

"Znj Echeverria po vdes nga ky kancer ovarian dhe ajo më tha se gjithçka që donte të bënte ishte të ndihmonte gratë e tjera anembanë vendit që kishin kancer ovarian për shkak të përdorimit të Johnson & Johnson për 20 apo 30 vjet me rradhë", tha Robinson. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm për bombë, evakuuohet qendra tregtare! Panik në Londër
E humbët eklipsin e plotë diellor dje, zbuloni kur dhe ku do t’i shihni eklipset e tjera »
Article Logic
Execution time: 0.012333869934082
array(1) { ["section"]=> string(115) "pudra-johnson-s-baby-i-shkaktoi-kancer-gjykata-urdheron-kompanine-t-i-paguaje-417-milion-dollare-demshperblim-89862" }