Puigdemont i shmanget arrestimit në Finlandë

Publikuar tek: bota, më 06:51 25-03-2018 Puigdemont i shmanget arrestimit në Finlandë

Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont është larguar nga Finlanda para se autoritetet e këtij vendi ta arrestonin atë.

Kryeministri finlandez, Mikko Karna, ka thënë se Puigdemont ka konfirmuar se ka arritur në Belgjikë.

Fletë-arresti nga Spanja për ndalimin e tij ishte kërkuar të premten, një ditë pasi Puigdemont ka arritur në Finlandë.

Në rast se kthehet në Spanjë, Puigdemont mund të dënohet me 25 vjet burgim për akuzat e rebelimit dhe organizimit të referendumit joligjor vitin e kaluar, shkruan Rel, transmeton newsbomb.al.

Puigdemont ishte nisur në ekzil të vetë-imponuar në Belgjikë, vitin e kaluar, pasi parlamenti i Katalonjës bëri një deklaratë simbolike të pavarësisë nga Spanja.

Aktualisht gjendja në Katalonjë është shumë e tensionuar pasi liderët e kësaj zone kanë braktisur planet për të emëruar një president të ri, pas arrestimit të kandidatit të fundit.

Të premten, gjyqtari i Gjykatës Supreme në Spanjë, Pablo Llarena ka kërkuar që 25 persona të gjykohen për rebelim dhe mosbindje ndaj shtetit.

Në mesin e tyre është edhe Puigdemont.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01163387298584
array(1) { ["section"]=> string(51) "puigdemont-i-shmanget-arrestimit-ne-finlande-114439" }