“Pulëbardhës” i zgjidhet kontrata, Veliaj nxjerr jashtë nga lokali Fatos dhe Xhoana Nanon

Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 31-10-2015 “Pulëbardhës” i zgjidhet kontrata, Veliaj nxjerr jashtë nga lokali Fatos dhe Xhoana Nanon

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të zgjidhë kontratën e qirasë me restorantin “Pulëbardha” që është në pronësi të bashkëshortes së ish-kryeministrit, Fatos Nanos, Xhoanës.

Ndonëse, kontrata e lidhur me Ministrinë e Financave është 20 vjeçare, Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, argumenton se ky restorant është pajisur me NIPT sekondar të shoqërisë “Joy Travel”, me funksion shërbimin në 24 orë për udhëtarët, por në fakt objekti nuk po përdoret për qëllimin e sipërpërmendur.

Në letrën e siguruar nga Newsbomb.al, drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve Mbështetëse në Bashkinë e Tiranës, e cila është pronare e ambienteve të marra me qira nga kompania “Joy Travel”, shprehet se këtij institucioni i lind e drejta të kërkojë zgjidhjen e kontratës përpara afatit të përcaktuar.

Argumentat e Bashkisë Tiranë:

 “Së pari, Bashkia e Tiranës në cilësinë e pronarit të pasurisë Stadiumi “Selman Stermasi” dhe Aneksit Sportiv, realizoi korrespondencën me ju për parashtrimin e informacionit të detajuar, për vendosjen e subjektit “Pulëbardha”, në ambientet e pasurisë së sipërpërmendur dhe dokumentacionin përkatës. Në këtë korrespondencë ju na sqaroni se subjekti “Pulëbardha” është i pajisur me NIPT sekondar të shoqërisë “Joy Travel”, pa na informuar në lidhje me aktivitetin e kryer nga subjekti në këto ambiente.

Së dyti, bazuar në nenin5, pika 5.2 e kontratës nr.3546 Rep., datë 14.12.2004 qiramarrësi ka për detyrë që të përdorë sendin objekt i kësaj kontrate për qëllim dhe destinacionin e parashikuar. Neni 2 i kontratës parashikon se qëllimi i kësaj kontrate është dhënia në gëzim të përkohshëm i objektit, ndër të tjera për: Lokale shërbimi me sistem 24 orëshe në shërbim të udhëtarëve.

Sa më sipër, bazuar në nenin 4, pika 4.4 dhe nenin 7, pika 7.2, shkronja “c” të kontratës, në kushtet ku, shoqëria “Joy Travel” nuk po e përdor sendin për qëllimin e sipërpërmendur, Bashkisë së Tiranës i lind e drejta të kërkojë zgjidhjen e kontratës para afatit të përcaktuar (20 vite). Me përmbushjen e afatit paraprak të njoftimit me shkrim (15 ditë) Bashkia e Tiranës e konsideron kontratën e qirasë së zgjidhur.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar më herët se çdo ndërtim pa leje, përfshirë restorantin në fjalë do të prishet dhe hapësira do i kthehet klubit të Tiranës. 

12345667.jpg

12202455_10154265142578765_845186969_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si më dhunonte njeriu që dashuroja, rrëfimi rrënqethës i së miturës së shfrytëzuar
Zbulohet emri i firmës që do të ndërtojë stadiumin e ri në Tiranë, ngriti gjithashtu 24-katëshin »
Article Logic
Execution time: 0.013942003250122
array(1) { ["section"]=> string(92) "pulebardhes-i-zgjidhet-kontrata-veliaj-nxjerr-jashte-nga-lokali-fatos-dhe-xhoana-nanon-24361" }