Punë në Evropë, Organizata Ndërkombëtare e Punës: Të rinjtë shqiptarë të orientohen drejt tregut vendas

Publikuar tek: aktualitet, më 23:29 19-04-2019 Punë në Evropë, Organizata Ndërkombëtare e Punës: Të rinjtë shqiptarë të orientohen drejt tregut vendas

Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, inkurajon lëvizjen e lirë në kërkim të vendeve të reja të punës jashtë Shqipërisë.

E ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, përfaqësuesja e zyrës së ILO në Shqipëri, Zhulieta Harasani, sqaroi se Shqipëria renditet në vendin e parë ne rajon sa i takon përqindjes së atij grupi në mesin e të rinjve, të cilët në këtë moment nuk janë as në punë, as në shkollë dhe as duke ndjekur njv trajnim (NEETs - Not in Employment, Education and Training).

“Banka Botërore në një raport të saj tha se gjatë vitit 2018 u hapën 68 mijë vende të reja pune në rajon, ku 32 mijë vende të reja pune vetëm në Shqipëri. Kjo është si rezultat i politikave efikase të qeverisë.

Por me rëndësi është kualifikimi i tyre. ILO inkurajon lëvizjen e tyre drejt tregut të punës në Evropë por të rinjtë shqiptarë duhet të kërkojnë së pari mundësi brenda vendit, më pas jashtë tij”, tha përfaqësuesja e ILO në Tiranë.

Sipas znj Harasanaj, kërkesat e larta për punë jashtë Shqipërisë rrezikojnë të tejmbushin nevojat e tregut evropian, ndaj duhet të rriten mundësitë për kualifikimet e të rinjve dhe aftësimin e tyre duke u pajisur me zanate që kërkon tregu vendas i punës.

 LAJMI NË:http://www.intv.al/kafein-pune-ne-evrope-ilo-te-rinjte-shqiptare-te-orientohen-drejt-tregut-vendas-video-91793?fbclid=IwAR0OGpVigoX869ryAzchMQyEQ_Z7Mw9EA744utOT1LzJj2L0h5FOwXAMTiM

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024119138717651
array(1) { ["section"]=> string(108) "pune-ne-evrope-organizata-nderkombetare-e-punes-te-rinjte-shqiptare-te-orientohen-drejt-tregut-vendas-161112" }