Punëtorët e Rafinerisë së naftës në Fier janë ngritur sërish në protesta pasi prej tre muajsh nuk kanë marrë rrogat.
Ata kanë bllokuar hyrjen e uzinës, duke mos lejuar nisjen e punës këtë mëngjes dhe gjatë protestës punonjësit mësohet të jenë ankuar se nuk kanë të ardhura as për të paguar detyrimet e energjisë apo ujit të pijëshëm
Punonjësit e Rafinerisë kërkojnë pagat e prapambetura si edhe siguracionet e 18 muajve, pasi kanë punuar deri tani në të zezë.