‘’Punëtorët’’ shqiptarë shisnin kokainë me çakmak, arrestohen në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 08:35 08-04-2015 ‘’Punëtorët’’ shqiptarë shisnin kokainë me çakmak, arrestohen në Itali

Kishin modifikuar çakmakë të tipit ‘’Zippo’’ dhe jo për hobi, por për të fshehur në to kokainën. Policia italiane ka vënë në pranga 3 shqiptarë, të cilët ishin punëtorë në vendin fqinj por më pas ata janë liruar duke patur si masë sigurie vetëm ‘’detyrim paraqitje’’. Të tre ishin punëtorë.

Një prej tyre është ndjerë nervoz gjatë kontrollit të policisë, gjë që ka çuar policinë në dyshime për të kontrolluar më hollësisht mjetin me të cilin udhëtonin. Policia italiane nëpërmjet një kontrolli rutinë të makinës pikasi çakmakët që ata mbanin, duke dyshuar për lëndë narkotike në to.  Tre të rinjtë shqiptarë mes moshës 27-31 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik janë prangosur për 5 doza kokainë.

Kokaina u gjet në dy çakmakë të modelit ‘’Zippo’’, të cilët ishin modifikuar që në hapsirën ku mbanin gazin, të mbanin kokainën. Dozat ishin paketuar për t’u shitur në sheshin Foligno, sipas policisë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tyre në Foligno, iu gjetën edhe tre doza të tjera si materiali për paketimin e drogës. Në shtëpi të rinjve iu sekuestruan edhe 650 euro, të cilat dyshohet se ishin të ardhura nga shitja e drogës.

 

cakmak

Tipi i çakmakëve

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehen maskat në rrugë, një grup grabitësish vjedhin makinat në Fushë-Krujë
Marinza/Ministri i Mjedisit Koka: Fajin e ka Berisha, nuk kontrolloi Bankers-in për 8 vjet »
Article Logic
Execution time: 0.013701915740967
array(1) { ["section"]=> string(70) "punetoret-shqiptare-shisnin-kokaine-me-cakmak-arrestohen-ne-itali-8101" }