Rreth 300 banorë të fshatit Bregas në Berat kanë dalë sot në protesta kundër punimeve të gazsjellësit TAP.
Mësohet se banorët e fshatit janë ngritur në protesta pasi iu janë shkatërruar rrugët si pasojë e mjeteve të tonazhit të rëndë të përdorura nga kompania. Banorët thonë gjithashtu se si pasojë e punimeve po kalben edhe prodhimet e tyre.
“Janë shkatërruar rrugët dhe prodhimet po kalben. Jemi të izoluar nuk zbresim dot në qytet, ndërkohë rrugën e kemi bërë me lekët tona” mësohet të kenë thënë banorët.
Prej të paktën 1 viti vijojnë punimet për shtrimin e linjës së gazjellësit TAP i cili ka dëmtuar rrugët hyrëse dhe dalëse të zonës.