Puno vetëm disa orë dhe fito 45 euro në ditë, kjo është ideja e re e administratorit të njohur shqiptar

Publikuar tek: ekonomi, më 12:53 21-08-2017 Puno vetëm disa orë dhe fito 45 euro në ditë, kjo është ideja e re e administratorit të njohur shqiptar

Administratori i një prej restoranteve më të njohura në vend u ofron të rinjve vende pune pranë biznesit të tij.

Altin Prenga, administratori i “Mrizi i Zanave” në Lezhë tundon të rinjtë me një ide të re për të fituar ca para gjatë sezonit të verës. Madje sipas tij vetëm me disa orë punë mund të fitojnë 45 euro në ditë, duke mbledhur manaferra.

Njoftimin e ka bërë në facebook, ndërsa Prenga shkon më tej teksa ironizon shoqërinë shqiptare që në kushtet e papunësisë gjatë verës është rritur numri i borxheve jo për shërbime jetike, por për shpenzime dasmash.  

POSTIMI I PLOTË

Leksioni i fundit i ferrës.

Është ora 5:00 e mgjesit dhe dola te mbledh ferra,deri në ora 7:00 mblodha rreth 600 copa. 
Do më duhen dhe 2 orë ti pastroj dhe vlera monetare që i kam kerku rinisë se zonës që tmi sjellin ështe rreth 45€ cdo ditë.
Them është leksioni i fundit sepse qysh në moshën 3 vjeçare ferra më ka dhanë leksione.
Ishin aq të mira dhe plot lëng dhe ëmbëlsi por kur i merrja të thernin deri në shpirt,pastaj kupton që duhet thjeshtë kujdes. 
Leksion jane dhe thanjet:
Mos të mbiftë ferra!
Asht msu iriqi në ferrë, etj.
Por sot më dhanë një leksion më të madh.
Pyes vehten pse nuk i mbledh dot kush?
Mos gjendja ekonomike është rritë ?
Ska mundësi, vetëm kët muaj kërkesat për borxh nga familjarë jane ma të shumta se ato për kredi tek banka e qytetit.
Arsyet? Jo per zetor apo stallë por për të shku në dasëm etj.
Pastaj bëj atë që na bën të vuajmë ma shumë ne Shqiptareve!
Krahasimi me vende të tjera!!
Po të isha në Itali,Francë do i kishte mbledhë dikush.
Pastaj i them vehtes ore gomar mjaft vuajte duke u krahasu me luanin.
Ne nuk jemi kshu sot por jemi ndër shekuj.
Mjaft më me krahasime pa lidhje ore trap.
Më mirë jeto si gomar i mirë 
se sa gomar i përvuajtur që don te bëhet luan.
Dakort Shqipëria do bëhet, por do bëhet Shqipëri sidoqofte dhe jo Suedi!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072100162506104
array(1) { ["section"]=> string(108) "puno-vetem-disa-ore-dhe-fito-45-euro-ne-dite-kjo-eshte-ideja-e-re-e-administratorit-te-njohur-shqiptar-89719" }