Punoni në të zezë apo jeni pa punë? Ahmetaj: Ja kush përfiton

Publikuar tek: aktualitet, më 21:59 31-03-2020 Punoni në të zezë apo jeni pa punë? Ahmetaj: Ja kush përfiton Arben Ahmetaj

Ministri Ahmetaj në një lidhje direkte për gazetarin Sokol Balla, sqaroi se si do të veprohet me personat që punojnë në të zezë apo njerëzit e papunë të bllokuar në shtëpi si pasojë e pëndemisë së koronavirusit.

Ministri Ahmetaj tha se ata do të trajtohen me ushqime dhe për këtë ka nisur tashmë një operacion humanitar.

“Kjo është pjesë e operacionit humanitar, po ju them se cfarë ndihmash ju pjapim ne këtyre familjeve, cfarë lloj ndihme ju jep shteti. Janë 77 mijë e 877 familje me ndihmë ushqimore, 21 mijë e 625 me ndihmë mjekësore si dhe ndarja e pensioneve. Ju duhet të dini që informaliteti është skllavëri. Ndaj iu referova operacionit humanitar ku familjet marrin pako të herë pas herëshme. Rezerva e shtetit ka sot 20 mln dollarë për të blerë ushqime për pako”, sqaroi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096328258514404
array(1) { ["section"]=> string(66) "punoni-ne-te-zeze-apo-jeni-pa-pune-ahmetaj-ja-kush-perfiton-200847" }