Nga shpërthimi i tritolit në një gurore në Nikël të Krujës ka mbetur i vdekur një punëtor, ndërsa është plagosur Gani Demnushi, edhe ai punëtor në këtë gurore.
Demnushi ka plagë të rënda në kokë dhe rrezikon të humbasë njërin sy, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Asllan Jaupaj është punëtori që ka humbur jetën në guroren në pronësi të Klemend Murataj, i cili ia kishte lënë në administrim prokurorit Neritan Jaupaj.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të liçensuar, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën.
Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Krujë përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.