Punonjës policie të lidhur me krimin? Ja si përgjigjet Xhafaj

Publikuar tek: politike, më 18:53 10-02-2018 Punonjës policie të lidhur me krimin? Ja si përgjigjet Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në Vlorë i shoqëruar edhe nga Kreu i Policisë së Shtetit të sapoemëruar Ardi Veliu. Nga Vlora Xhafaj është duke bërë analizën vjetore të policisë.

Ndërsa është pyetur edhe për lidhjet me krimin brenda radhëve të policisë. Lidhur me këtë Xhafaj u shpreh se ky është një fenomen për të cilin po luftohet për ta eleminuar.

‘Së pari duhet të bëj një nënvizim të nevojshëm brenda radhës së policisë ka punonjës policie që në vlerësimin tim janë njerëz me integritet. Por ka edhe disa kolegë të cilët nuk bëjnë shumicën për fat të mirë që kanë qenë të implikuar në kultivimin e kanabizit. Po ky është një proces që ne po e trajtojmë hap pas hapi. Ky është një proces që po e bën drejtoria e përgjithsme e Policisë. Duhet t'i ndalojmë këto fenomene brenda radhës së policisë’, tha Xhafaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010190963745117
array(1) { ["section"]=> string(67) "punonjes-policie-te-lidhur-me-krimin-ja-si-pergjigjet-xhafaj-109837" }