Ndërron jetë në aksident rrugor vëllai i kreut të PD në Librazhd, plagosen 3 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:03 24-01-2020 Ndërron jetë në aksident rrugor vëllai i kreut të PD në Librazhd, plagosen 3 të tjerë Foto nga vendngjarja

Vëllai i kreut të Partisë Demokratike në Librazhd ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pishkash, ku nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën ish-punonjësi i policisë së Librazhdit, 45-vjeçari Ardian Vreto, vëllai i kreut të PD-së në Këtë qytet, Bujar Vreto.

Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spitalin e Librazhdit.

Informacion paraprak nga Policia:

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip "Benz" me mjetin tip "Ford",. Si pasojë drejtuesi i mjetit "Ford",  shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

dfgsdfger5th5j.jpg

Viktima, Ardian Vreto

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024387121200562
array(1) { ["section"]=> string(71) "punonjesi-i-policise-vdes-ne-aksident-rrugor-plagosen-3-te-tjere-193041" }