Punonjësi i rafinerisë tentoi vetëvrasjen pasi kishte muaj pa marrë rrogën, Berisha ngre akuza: Kjo është mafia e pamëshirë e naftës! (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:09 23-01-2017 Punonjësi i rafinerisë tentoi vetëvrasjen pasi kishte muaj pa marrë rrogën, Berisha ngre akuza: Kjo është mafia e pamëshirë e naftës! (VIDEO)

Berisha bën me faj Edi Ramën  dhe Besnik Sulën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në mëngjes, ku një 50-vjeçar tentoi të hidhej nga oxhaku i rafinerisë së naftës në Ballsh pasi prej muajsh nuk merrte rrogën.

Teksa ka publikuar dhe një video të momentit kur punëtori po tentonte të hidhej ndërsa i biri i lutej mos e bënte, Berisha kujton dhe rastin e djegies së teknikut ditë më parë në këtë rafineri.

Postimi i Berishës:

Kjo është mafia e pamëshirë e naftës!

Rama me Besnikun e tij dergojne drejt vetevrasjes punetorin e Rafinerise se Ballshit. Kater muaj nuk kane dhene rrogat, nuk ka buke per femijet. 
Nderkohe qe ne uzine jane perpunuar dhjetra mijera ton nafte!

Ne videon poshte djali i lutet te atit te mos hidhet nga lartesia e oxhakut. Po shtoj ketu se nje muaj me pare dikush dogji te gjalle nje teknik te vjeter te Rafinerise. sb

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ora News humbet përballjen e parë me AMA-n, gjykata vendos kundër televizionit
Aktorja Ermira Gjata flet për karrierën dhe vajzën e saj Zhakun, ja çfarë e bëri të përlotet në emision »
Article Logic
Execution time: 0.011162996292114
array(1) { ["section"]=> string(142) "punonjesi-i-rafinerise-tentoi-vetevrasjen-pasi-kishte-muaj-pa-marre-rrogen-berisha-ngre-akuza-kjo-eshte-mafia-e-pameshire-e-naftes-video-66408" }