Punonjësit e bashkisë pastrojnë plehrat në Kalanë e Beratit, Rama: Do hyjmë në rrugë ndryshimesh rrënjësore

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 13-08-2019 Punonjësit e bashkisë pastrojnë plehrat në Kalanë e Beratit, Rama: Do hyjmë në rrugë ndryshimesh rrënjësore

Vijon aksioni i bashkive për pastrimin e plehrave nëpër qytete.

Aksioni që filloi pas një denoncimi nga pushuesit në Golem po pasohet edhe në qytete të tjera.

Kësaj radhe ka qenë bashkia e Beratit ajo që ka pastruar Kalanë e këtij qyteti nga ferrat dhe plehrat e hedhura në çdo cep të mureve.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se Berati do të hyjë në një rrugë të re ndryshimesh rrënjësore.

"U desh ndryshimi që solli 30 qershori dhe rimarrja e stafetës në dorën e PS, për të larguar ferrat e plehrat nga Kalaja e Qytetit Muze të Beratit

Transformimi që kemi nisur në Berat, do të hyjë tanimë në një rrugë të re ndryshimesh rrënjësore nën drejtimin e ri vendor dhe me mbështetjen edhe më të fuqishme të qeverisë", shkruan Rama në Facebook krahas videos së aksionit të pastrimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011099100112915
array(1) { ["section"]=> string(112) "punonjesit-e-bashkise-pastrojne-plehrat-ne-kalane-e-beratit-rama-do-hyjme-ne-rruge-ndryshimesh-rrenjesore-175211" }