Punonjësit e hekurudhës në Durrës kanë përshkallëzuar protestën e tyre dhe sot në mëngjes janë vendosur para godinës së ministrisë së Transporteve.
Ata kërkojnë ringritjen e kësaj drejtorie dhe përmirësimin e kushteve, rritjen e pagave, veçanërisht punonjësve të vjetër, të cilët paguhen ende me pagë minimale.
Protestuesit kanë deklaruar se këto kërkesa i janë drejtuar qeverisë disa herë përmes peticioneve, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Punonjësit e hekurudhës në Durrës kanë protestuar shumë herë vitet e fundit, por kërkesat e tyre duket se kanë rënë në vesh të shurdhët.