Rreth 30 punonjës së rafinerisë së naftës në Fier po vijojnë protestën e tyre.
Punonjësit prej muajsh nuk janë paguar për punën e kryer dhe për këtë arsye disa prej tyre janë ngjitur në kullën e rafinerisë duke rrezikuar dhe jetën e tyre.
Mes qytetarëve ka dhe gra, të cilat janë ngjitur në kullën më një lartësi prej 33 metrash. Ata shprehen se pa u zgjidhur problemi i tyre nuk do të zbresin që aty.