Punonjësit e Vodafone Albania dhurojnë gjak

Publikuar tek: aktualitet, më 12:42 24-11-2015 Punonjësit e Vodafone Albania dhurojnë gjak

Për të dhjetin vit, kompania Vodafone Albania i përgjigjet thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin e gjakut. Punonjesit e Vodafone Albania kontribuojnë duke dhuruar lëngun e jetës, për të cilin kanë aq shumë nevojë njerezit që vuajnë nga Talasemia dhe sëmundje të tjera. Ditën e së hënës nëzyrat qëndrore të Vodafone Albania., punonjës dhe familjarë i dedikuan pak minuta këtij akti human që dhuron jetë. 

Reth 60 punonjës iu bashkuan kësaj fushate me qëllimin për të përçuar një mesazh të fortë tek i gjithë komuniteti i cili mund të kontribuoj në uljen e nevojës për gjaknë një kohë kur numri i të prekurëve nga sëmundja e Talasemisë dhe sëmundje të tjera që trajtohen nëpërmjet transfuzionit të gjakut është rritur

Ky vit shënon 10-vjetorin e bashkëpunimit të Vodafone Albania me Kryqin e Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut. Në këtë kuadër, Kryqii Kuq Shqiptar, duke e falenderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar për organizimin ndërvite të dhurimit vullnetar të gjakut, i akordoi kompanisë Vodafone Albania “Çertifikatë Falenderimi për 10 Vite Humanizëm”.

Në Shqipëri nevojat për gjak janë shumë të mëdha. Arsyet janë të shumtadhe me qellim sigurimin e gjakut për ata që kanë nevojë për të, komuniteti ka nevojë të sensibilizohet dhe të marrë informacionin e nevojshëm. Shqipëria është e prekur ndjeshëm nga sëmundja e talasemisë -  me përafërsi numërohen më shumë se 600 persona talasemikë. Këta fëmijë marrin një herë në tre javë një flakon (400cc)  gjak. Moshat e rritura zakonisht marrin 2 flakone gjak. Në rast se ky gjak nuk sigurohet jeta e tyre vihet në rrezik. Për të plotësuar nevojat e njerëzve për gjak, në vit nevojiten rreth 35 000 njësi gjaku.

Vodafone Albania,si një kompani shembull për kontributin dhe vëmendjen që i kushton problematikave sociale të komunitetit duke caktuar fonde të konsiderueshme në projekte për mbështetjen sociale të realizuar përmes Fondacionit Vodafone Albania dhe seksionit të Përgjegjshmërisë Sociale të kompanisë, i bën thirrje kompanive të tjera t’i bashkohen kësaj iniciative dhe të shpëtojnë jetë nëpërmjet këtij gjesti human.

Kryqi i Kuq Shqiptar është angazhuar seriozisht në promocionin e dhurimit vullnetar të gjakut pa pagesë që nga viti 2005. Veprimtaritë në këtë fushë përbejnë një nga drejtimet kryesore në fushën e shëndetit. Për kontributin që ka dhënë dhe jep, Kryqi i Kuq Shqiptar është përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë lider në promocionin për dhurimin vullnetar të gjakut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet një person i pajetë hedhur në kanalin anës rrugës
Qëllohet me thikë një grua në qendër të Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.01262092590332
array(1) { ["section"]=> string(49) "punonjesit-e-vodafone-albania-dhurojne-gjak-26168" }