Punonte në të zezë në Itali/ Historia dramatike e shqiptarit të paralizuar: U aksidentua në punë, por u tha se e përplasi makina

Publikuar tek: aktualitet, më 21:22 21-02-2020 Punonte në të zezë në Itali/ Historia dramatike e shqiptarit të paralizuar: U aksidentua në punë, por u tha se e përplasi makina Foto ilustruese

Mediat italiane kanë shkruar në lidhje me historinë dramatike të një shqiptari i cili punonte në Itali pa sigurime shoqërore.

Ai tashmë ka mbetur i paralizuar, në karrige me rrota pasi u aksidentua në punë, kur ra nga pesë metra lartësi.

Duke qenë se ai ishte pa sigurime, kjo ngjarje u maskua si aksident rrugor dhe policisë iu desh tetë muaj për të zbardhur ngjarjen.  

Dorian K., 27-vjeç, i pushuar nga puna nga ndërmarrja e ndërtimit në të cilën ishte punësuar, ishte në kërkim të një pune të re. Një biznesmen tjetër, bashkatdhetari i tij, i ofron atij punë në të zezë.

Doriani dhe punëdhënësi i tij shkojnë në vend për të rregulluar çatinë e një ndërtese. “Il Giornale” shkruan se shqiptari punonte pa mjete sigurie.

Në pjesën e çatisë, Doriani duhet të vendoste disa pllaka, por ai rrëshqet dhe rrëzohet pesë metra në tokë.

Punëdhënësi nuk thërret ambulancën, pasi i duhet të shpjegojë situatën e punës së padeklaruar. Pastaj ai vendos ta transportojë atë me furgonin e tij në Urgjencë.

Ai u thotë mjekëve se gjatë rrugës për në punë, pa burrin në tokë ndoshta i përplasur nga një makinë tjetër. Mjekët nuk e besojnë pasi Doriani ishte I veshur me rroba pune dhe pis me gëlqere. Kësisoj ata vendosën të lajmërojnë karabinierët.

Policia merr pamjet e kamerave të vëzhgimit dhe kupton se furgoni kishte emrin e një ndërmarrje ndërtimi në zonë.

Nga kjo, hetuesit të koordinuar nga prokurori Letizia Moçiaro, zhvillojnë hetimet duke mbledhur të gjitha provat rreth ngjarjes.

Doriani është i paralizuar, punëdhënësi dhe pronari i ndërtesës ku ka ndodhur aksidenti janë nën hetim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068569183349609
array(1) { ["section"]=> string(132) "punonte-ne-te-zeze-ne-itali-historia-dramatike-e-shqiptarit-te-paralizuar-u-aksidentua-ne-pune-por-u-tha-se-e-perplasi-makina-196012" }