Punonte si roje në rrugën e re, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Himarë, ja dyshimet e para (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:28 31-05-2020 Punonte si roje në rrugën e re, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Himarë, ja dyshimet e para (EMRI) Foto ilustruese

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në fshatin Kuç, Himarë.

Mësohet se bëhet fjalë për një 65-vjeçar, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet.

Dyshohet se shtetasi Yli Luçaj, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Ndërkohë shërbimet e policisë  po krehin zonës si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë  ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta  ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë  po krehin zonës si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të  Drejtorisë Vendore të  Policisë  Vlorë  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092730522155762
array(1) { ["section"]=> string(99) "punonte-si-roje-ne-rrugen-e-re-gjendet-i-pajete-65-vjecari-ne-himare-ja-dyshimet-e-para-emri-208543" }