Punuan 24 orë mes baltës, kush janë 3 saldatorët heronj që i rikthyen ujin Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 06:31 21-09-2019 Punuan 24 orë mes baltës, kush janë 3 saldatorët heronj që i rikthyen ujin Tiranës

Një dëmtim i tubit kryesor në linjën e transmetimit në Bovillë, bëri që ditën e djeshme pjesa më e madhe e Tiranës të mbeteshin pa ujë të pijshëm.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë njoftoi se grupet e UKT dhe inxhinierët po punonin intensivisht për të riparuar në kohë sa më të shkurtër defektin.

Por së fundmi, Drejtori i Komunikimeve Dixhitale Elian Hoxha, ka zbuluar se kush ishin 3 saldatorët heronj që i rikthyen ujin qytetarëve.

Saimir Fusha, Arben Xhameta dhe Ajet Guraj punuan 24 orë në kushte eketreme mes baltës dhe ujit për të riparuar sa më parë defektin, që gjë u bë i mundur mbrëmjen e djeshme.

"Mirenjohje e posaçme per 3 saldatoret heronj Saimir Fusha, Arben Xhameta & Ajet Guraj qe punuan 24h ne kushte ekstreme mes baltes e ujit per te rilidhur ne kohe rekord tubin e demtuar. 

Fale jush Tiranes ju rikthye uji. Kush ka sy e llogjike, sheh çka ngjare e ju falenderon ", shrkuan Hoxha në Facebook.

70414387_10214530409830987_3114684513255424_n.jpg

71059042_10214530410230997_2529310252113854464_n.jpg

71382642_10214530410351000_8058759678512857088_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019513130187988
array(1) { ["section"]=> string(88) "punuan-24-ore-mes-baltes-kush-jane-3-saldatoret-heronj-qe-i-rikthyen-ujin-tiranes-179212" }