Pushime në Bahamas me biznesmenin miliarder, kryeministri i Kanadasë shkeli disa rregulla të etikës

Publikuar tek: bota, më 21:01 20-12-2017 Pushime në Bahamas me biznesmenin miliarder, kryeministri i Kanadasë shkeli disa rregulla të etikës

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka thyer disa rregulla federale të etikës pasi pranoi të fluturojë me helikopterin privat të Aga Khan dhe të qëndrojë për disa ditë në ishullin e tij privat në Bahamas.

Komisionerja për Konfliktin e Interesit dhe Etikës, Mary Dawson deklaroi se hetimi gjeti dy shkelje që Trudeau bëri kur ai dhe familja e tij pranuan të shkojnë me pushime në Bahamas.

Sipas Komisioneres janë dy rregulla kryesore të shkelura. Konflikti i interesit, pasi kryeministri pranoi të fluturojë në helikopterin privat të biznesmenit Aga Khan që ka aktualisht lidhje biznesi me qeverinë kanadeze, si dhe rregullin e zyrtarëve të qeverisë që s’duhet të pranojnë udhëtime private.

Trudeau kërkoi falje duke thënë se merr përgjegjësi të plotë për veprimin.

“Më vjen keq që nuk e bëra, dhe në të ardhmen do e bëj, të deklaroj hapur të gjitha pushimet e familjes time”, u shpreh ai duke iu referuar biznesmenit Aga Khan si “mik i familjes” dhe “mik i Kanadasë”. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po ndiqte festën e djalit të vogël, vritet gazetari në Meksikë
Rusia në alarm, kërcënime për sulme me bomba, evakuuohen mijëra banorë »
Article Logic
Execution time: 0.012394189834595
array(1) { ["section"]=> string(105) "pushime-ne-bahamas-me-biznesmenin-miliarder-kryeministri-i-kanadase-shkeli-disa-rregulla-te-etikes-103803" }