Pushimi i çështjes për skandalin e 675 mijë dollarëve, prokuroria apelon Bashën për ‘lobimin rus’

Publikuar tek: aktualitet, më 17:20 27-01-2020 Pushimi i çështjes për skandalin e 675 mijë dollarëve, prokuroria apelon Bashën për ‘lobimin rus’ Lulzim Basha

Dy javë pasi u pushua çështja e lobimit rus për kreun e PD Lulzim Basha dhe dy ish-zyrtarët Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, prokuroria ka vendosur të apelojë vendimin e shpalljes së pafajësisë për skandalin e 675 mijë dollarëve lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

 Pas gati tre orësh, gjyqtari i çështjes Lazer Sallaku është tërhequr dhe ka marrë vendimin për rrëzimin e çështjes disa ditë më parë. Basha, Ristani dhe Dervishi akuzoheshin nga prokuroria për “falsifikim dokumentesh” lidhur me kontratat e lobimit me vlerë 675 mijë euro në SHBA në zgjedhjet e vitit 2017.

Çështja e "lobimit rus" ndaj tre demokratëve u mbyll në këtë shkallë të gjyqësorit por prokuroria sot ka vendosur ta apelojë këtë vendim. Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Ristanin por edhe Ilir Dervishin akuzoheshin për falsifikim dhe fshehje të financimeve.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070769786834717
array(1) { ["section"]=> string(101) "pushimi-i-ceshtjes-per-skandalin-e-675-mije-dollareve-prokuroria-apelon-bashen-per-lobimin-rus-193310" }