Posedonte armë pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e punës në pikën e grumbullimit të materialeve plastike në pronësi të tij, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, i është gjetur një armë zjarri pushk model 56 dhe 24 copë fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.