Pushohen tre kallëzimet e Mynyr Konit kundër Dhori Kules: S’ka vepër penale

Publikuar tek: aktualitet, më 12:29 20-01-2021 Pushohen tre kallëzimet e Mynyr Konit kundër Dhori Kules: S’ka vepër penale Mynyr Koni / Dhori Kule

Përfundon beteja ligjore mes Mynyr Konit dhe Dhori kules pasi prokuroria e Tiranës thotë se s’ka gjetur asnjë vepër penale.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Prokurorisë për të mbyllur hetimin ndaj ish-rektorit të Universitetit të Tiranës, njëherësh dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule.

Në tre kallëzimet e Konit kundër Kules pretendohej se ish-rektori kishte abuzuar me detyrën, gjatë proçedurës së prokurimi të “Informatizimit të Universitetit të Tiranës”. Tenderi u fitua kompanitë “BNT Electronic” dhe “Intech”, raporton “OraNews”. Por ai pretendonte se kompanitë nuk i kishin paisur me të dhënat, në mënyrë që ata të aksesonin serverin e institucionit.

Gjithahtu një tjetër kallëzim që Koni akuzonte Dhori Kulen, bën fjalë për rregjistrimin e 25 studentëve pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë, studentë këta që rezultonin se nuk ishin shpallur fitues farë në sistemin elektronik të ministrisë së Arsimit dhe Sporteve

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « QSUT tregon gjendjen e nxënësve të helmuar nga gazi në Tiranë: Janë rreth moshës 15 vjeç, me parametra jetësorë stabël
Gëzim i madh i familjes hasjane, bekohen me trinjakët, Manastirliu: Do përfitojnë bonusin prej 360,000 lekësh të reja »
Article Logic
Execution time: 0.0078220367431641
array(1) { ["section"]=> string(81) "pushohen-tre-kallezimet-e-mynyr-konit-kunder-dhori-kules-s-ka-veper-penale-235693" }