Pushohet “Afera CEZ”, gjykatësi që mbylli edhe “lobimin rus” të Bashës vendos se s’ka vepër penale

Publikuar tek: aktualitet, më 16:17 24-01-2020 Pushohet “Afera CEZ”, gjykatësi që mbylli edhe “lobimin rus” të Bashës vendos se s’ka vepër penale

Gjykata e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjes së famshme CEZ për privatizimin e O.S.SH.

Vendimi është firmosur nga gjyqtari Lulzim Sallaku, sipas të cilit, nga hetimet e kryera nuk është gjetur asnjë vepër penale ndaj ish-zyrtarëve.

Lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH nga kompania çeke CEZ në vitin 2007, që është konsideruar si korruptive, ishte ngritur edhe një Komision Hetimor Parlamentar ku dëshmuan ish-zyrtarë të lartë demokratë, ndër ta ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli, por edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Komisioni Parlamentar që drejtohej nga Taulant Balla, arriti në konkluzionin se nga privatizimi korruptiv i ishte shkaktuar një dëm shtetit prej 414 milionë eurosh.

Ndërsa në 27 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi iu drejtua me një letër Gjykatës së Tiranës ku i kërkonte shpalljen e moskopetencës për këtë çështje, në mënyrë që ajo t’i kalonte SPAK-ut.

Gjyqtari Lulzim Sallaku dha pak ditë më parë edhe vendimin për pushimin e çështjes së lobimit rus të Partisë Demokratike, ku i pandehur ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021733045578003
array(1) { ["section"]=> string(100) "pushohet-afera-cez-gjykatesi-qe-mbylli-edhe-lobimin-rus-te-bashes-vendos-se-s-ka-veper-penale-193038" }