Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Librazhdit ku një mësuese me përvojë 27-vjeçare në fushën e arsimit ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë pasi është shkarkuar nga puna.
Sipas ‘ABC news’ Manushaqe Balliu punonte si mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Qukës. Mësohet se pas shkarkimit nga puna mësuesja ka kërkuar shkresën për motivacionin dhe në atë moment e kanë nxjerrë forcërisht jashtë godinës. Balliut i ra të fikët dhe u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e saj shëndetësore nuk është mirë.