Pushtet, rini dhe elegancë/ Prezantohet qeveria e Finlandës, kush janë ministret me moshën më të re në botë (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 10:46 15-12-2019 Pushtet, rini dhe elegancë/ Prezantohet qeveria e Finlandës, kush janë ministret me moshën më të re në botë (FOTO) Foto: Ministrja e Arsimit Li Andersson 32 vjeç, ministrja e Financës Katri Kulmuni 32 vjeç, Kryeministrja Sanna Marin 34 vjeç dhe ministrja e Punëve të Brendshme Maria Ohisalo 34 vjeç.

Finlanda sapo ka zyrtarizuar qeverinë e re, dhe këtë herë kurioziteti nuk është mbi forcën politike që do të drejtojë vendin, por të gjithë vëmëndjen e kanë marrë emrat e rinj në krye të qeverisë.

Në fakt, zgjedhja e Sanna Marin në fronin kryeministror bëri menjëherë zhurmë, por mesa duket 34 vjeçarja beson tek forca, energjia dhe idetë rinore.

Kabineti i ri qeveritar i shtetit finlandez, është më i veçanti që keni dëgjuar. Marin ka zgjedhur që krah saj të ketë vajza të reja, si iniciatore të zhvillimit dhe drejtimit të suksesshëm të vendit.

Ministritë më të rëndësishme të vendit do të drejtohen nga vajza.

Ministria e Arsimit do të jetën nën udhëheqjen e Li Andersson 32 vjeç. Për Ministrinë e Financës, Marin ka zgjedhur 32 vjeçaren Katri Kulumuni, ndërsa Ministrinë e Punëve të Brendshme ia ka besuar. Maria Ohisalo-s, 34 vjeç.

Sanna Marin ish-ministre e Transportit nga radhët e Social-Demokratëve, u zgjodh të udhëheqë qeverinë e koalicionit të pesë partive në vend, pas dorëheqjes së Antti Rinnes.

Rinne dha dorëheqjen më herët këtë javë pasi anëtari i koalicionit të Partisë së Qendrës tha se kishte humbur besimin tek ai pas trajtimit të tij në një grevë postare.

Tani Marin besohet të jetë udhëheqësja më e re në botë. Ajo është një vit më e re se sa Udhëheqësi Suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, 35 vjeç.

finland-prime-minister-sanna-marin-youngest-in-the-world-4.jpg

Kryeministrja Sanna Marin, 34 vjeç

li.jpg

Ministrja e Arsimit- Li Andersson 32 vjeç

k.jpg

Ministria e Financave- Katri Kulmuni, 32 vjeç

7824-maria-reppu.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014732837677002
array(1) { ["section"]=> string(116) "pushtet-rini-dhe-elegance-prezantohet-qeveria-e-finlandes-kush-jane-ministret-me-moshen-me-te-re-ne-bote-foto-189442" }