Putin dhe Erdogan lënë pas çdo përplasje: Kemi përfunduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve

Publikuar tek: bota, më 21:41 10-03-2017 Putin dhe Erdogan lënë pas çdo përplasje: Kemi përfunduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve

Rusia dhe Turqia kanë normalizuar krejtësisht marrëdhëniet e tyre pas një krize të rëndë diplomatike, deklaruan sot krerët e dy vendeve, duke nxitur përforcimin e bashkëpunimit menjëherë.

“Me këtë takim në Moskë, ne kemi përfunduar procesin e normalizimit. Ne nuk duam të përdorim më këtë fjalë”, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një konference të përbashkët me Vladimir Putin në Kremlin.

“Ne jemi të vendosur të përmirësojmë edhe më shumë marrëdhëniet e veçanta dhe të rëndësishme mes dy vendeve”, theksoi ai duke shtuar se pret që Rusia të heqë krejtësisht snaksionet kundër Ankarasë.

“Mund të themi se marrëdhëniet tona janë bërë ato të një partneriteti të vërtetë, me një bashkëpunim shumëformësh”, deklaroi nga ana e tij presidenti rus, Vladimir Putin.

“Ne e konsiderojmë Turqinë si partnerin më të rëndësishëm”, garantoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nuk ishte sulm terrorist”, policia gjermane: Kosovari vuan nga probleme mendore
E Pazakontë! Makina del nga rruga dhe përfundon mbi çatinë e shtëpisë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011703968048096
array(1) { ["section"]=> string(103) "putin-dhe-erdogan-lene-pas-cdo-perplasje-kemi-perfunduar-procesin-e-normalizimit-te-marredhenieve-71498" }