Putin dhe Trump bien dakort për armëpushim në Siri

Publikuar tek: bota, më 17:57 07-07-2017 Putin dhe Trump bien dakort për armëpushim në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë arritur marrëveshjen e parë të rëndësishme pas takimit të parë zyrtar mes liderave të dy vendeve, Donald Trump dhe Vladimir Putin në Samitin e G20 në Gjermani.

Megjithëse detajet rreth kësaj marrëveshje nuk janë bërë ende publike, mësohet se ajo do hyjë në fuqi të djelën në mbrëmje me orën e Damaskut. Një zyrtar i lartë amerikan tha se Jordania dhe Izraeli janë pjesë e kësaj marrëveshje. Dy aleatët e SHBA-ve janë në kufi me Sirinë dhe kanë shprehur shqetësimin se lufta civile siriane mund të përhapet përtej kufijve. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024574041366577
array(1) { ["section"]=> string(56) "putin-dhe-trump-bien-dakort-per-armepushim-ne-siri-85394" }