Putin frikëson edhe mikun e tij, presidenti bjellorus dënon vendimin e Rusisë

Publikuar tek: bota, më 20:53 03-02-2017 Putin frikëson edhe mikun e tij, presidenti bjellorus dënon vendimin e Rusisë Vladimir Putin dhe Alexandre Loukachenko

Presidenti bjellorus, Alexandre Loukachenko denoncoi sot vendimin e Rusisë për zbatimin e kontrolleve në kufirin mes dy shteteve, që bëjnë pjesë të së njëjtit union doganor, pak pas heqjes së regjimit të vizave bjelloruse për 80 shtete.

Shërbimet ruse të sigurisë (FSB) njoftuan në fund të janarit zbatimin e kontrolleve në tre rajone kufitare të Bjellorusisë me qëllim krijimin e kushteve të nevojshme për të garantuar sigurinë e kufirit.

Ky njoftim erdhi vetëm tre javë pas vendimit të presidentit Lukashenko për të hequr regjimin e vizave për shtetasit e 80 vendeve, në mesin e tyre të gjithë vendet e Bashkimit Evropian, SHBA dhe Japoni nëse qëndrimi në Bjellorusi nuk e kalon afatin pesë ditor.

“Si mundet një vendim i tillë të jetë kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë”, u shpreh sot Lukashenko, gjatë një takimi me gazetarët. Kemi të drejtë të ndërmarrim këtë vendim. Jemi një shtet sovran dhe i pavarur”, pohoi ai.

Loukachenko është lideri më jetëgjatë në Europë pasi drejton që prej vitit 1994 Bjellorusinë dhe konsiderohet një prej miqve më të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029694080352783
array(1) { ["section"]=> string(82) "putin-frikeson-edhe-mikun-e-tij-presidenti-bjellorus-denon-vendimin-e-rusise-67662" }