Putin i telefonon Elton John pas kërkesës për të diskutuar të drejtat e LGBT

Publikuar tek: bota, më 19:39 15-09-2015 Putin i telefonon Elton John pas kërkesës për të diskutuar të drejtat e LGBT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka telefonuar këngëtarin me famë botërore Elton John pas kërkesës së këtij të fundit për tu takuar me të dhe për të biseduar rreth të drejtave të homoseksualëve në Rusi.

“Faleminderit President Vladimir Putin që më kontaktove me telefon sot”, shkruan Elton John por pa dhënë detaje se për çfarë diskutuan.

“Mezi pres të takohem me ty dhe të diskutojmë ballë përballë rreth të drejtave të LGBT në Rusi”, shton më pas këngëtari. Rusia ka treguar se e ka të vështirë të tërhiqet nga politikat e saj anti-gay. Vitaly Milonov, një politikan rus dhe një nga homofobët më të mëdhenj në Rusi tha për Guardian se Elton John nuk duhet ta shpërqëndrojë Putinin me çështje kaq të parëndësishme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024655818939209
array(1) { ["section"]=> string(82) "putin-i-telefonon-elton-john-pas-kerkeses-per-te-diskutuar-te-drejtat-e-lgbt-20859" }