Putin nënshkruan tërheqjen nga pakti bërthamor me SHBA-në

Publikuar tek: bota, më 08:06 05-03-2019 Putin nënshkruan tërheqjen nga pakti bërthamor me SHBA-në

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar dekretin e suspendimit të traktatit për armët bërthamore me SHBA-në, që daton nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Rusia pati thënë muajin e kaluar se do të suspendojë traktatin pasi Shtetet e Bashkuara fillimisht thanë se do të tërhiqen nga marrëveshja.

Uashingtoni e ka akuzuar Rusinë për shkeljen e saj me krijimin e raketës 9M729.

Moska e mohon se raketa në fjalë është në kundërshtim me marrëveshjen, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se të NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për një botë pa këtë Traktat dhe me më shumë raketa ruse.

“Raketat e reja ruse kanë kapacitet bërthamor, ato mund të arrijnë në qytetet evropiane, janë të vështira për t’u vërejtur andaj është e rëndësishme që të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë të veprojë në përputhje me paktin” pati thënë Stoltenberg.

Traktati është nënshkruar në vitin 1987 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Ronald Reagan, dhe udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Traktati, i cili ka eliminuar një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01173996925354
array(1) { ["section"]=> string(64) "putin-nenshkruan-terheqjen-nga-pakti-berthamor-me-shba-ne-155188" }