Putin: Nuk ka vend më të fortë se ne ushtarakisht

Publikuar tek: bota, më 14:55 21-02-2015 Putin: Nuk ka vend më të fortë se ne ushtarakisht

Presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar se asnjë vend tjetër nuk ka epërsi ushtarake mbi Rusinë. Këto deklarata Putin i ka bërë me rastin e Ditës së Luftëtarëve të Atdheut, duke shtuar se vendi i tij po zhvillon forcat bërthamore dhe ajrore.

Ai ka vënë në dukje se fuqitë e tjera botërore nuk duhet të kenë iluzione dhe të mendojnë se ata mund të jenë më të forta se Rusia.

Putin ka kujtuar edhe vdekjen e 26 milionë rusëve shumica tyre civile, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Në mënyrë aktive zhvillojmë forcat bërthamore dhe ajrore, kjo është garanci e barazisë globale. Kjo është fitorja jonë, historia jonë dhe ne do ta mbrojmë atë nga gënjeshtrat dhe mashtrimet”, ka thënë presidenti rus.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030004024505615
array(1) { ["section"]=> string(53) "putin-nuk-ka-vend-me-te-forte-se-ne-ushtarakisht-4033" }