Putin për vrasjen e kundërshtarit: Ishte pak më shumë se një njeri i mesëm

Publikuar tek: bota, më 12:35 28-02-2015 Putin për vrasjen e kundërshtarit: Ishte pak më shumë se një njeri i mesëm Nga homazhet e qytetareve ne vendin ku u vra lideri opozitar rus

Mëngjesi i sotëm pas vrasjes mbrëmshme të ish-zv.kryeministrit rus Boris Nemtsov shumë afër Kremlinit, një liberal rus dhe opozitar i Putinit, kanë ardhur edhe reagimet e liderve ndërkombëtarë. Barak Obama dënoi në emër të SHBA vrasjen brutale e të dhunshme. Dhe ka kërkuar një hetim të plotë dhe transparent për të çuar përgjegjësit para drejtësisë. Obama ka kujtuar se “Nemtsov ishte një mbrojtës i palodhur i vendit të vet që kërkonte të drejtat që presin të gjithë për qytetarët”. Ai kujtoi gjithashtu se “admironte impenjimin kurajoz të Nemtsov në luftën kundër korrupsionit në Rusi” dhe se kishte vlerësuar gadishmërinë e tij për të ndarë mendimet në takimin që ishte zhvilluar në Moskë në 2009.

Kancelarja gjermane Merkel i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin që të garantojë një hetim të pavarur. Italia foli për “një krim barbar” duke kërkuar një hetim që të çojë shumë shpejt në dënimin e autorëve.  

Edhe Vladimir Putin foli duke e konsideruar një “vrasje barbare”. Zëdhënësi i tij Dmitry Peskov duke folur në një radio ruse ka tentuar të heqë dyshimet për përgjegjësinë e qeverisë në vdekjen e Nemtsov. “Ishte pak më shumë se një qytetar i nivelit të mesëm” tha ai. “Me gjithë respektin për kujtimin e tij, politikisht nuk përbënte asnjë kërcënim. Duke respektuar popullaritetin e Putin dhe të qeverisë së vet ishte pak më shumë se një qytetar i nivelit të mesëm. Pozicion që ka mbajtur gjithmonë qeveria ruse edhe në vrasje të tjera politike apo disidentësh. Duke filluar nga ajo e Anna Politkovskaja. Në atë kohë, dy ditë pas vrasjes Putin tha se gazetarja nuk kishte ndonjë rol sinjifikativ në jetën politike ruse”. Të njëjtën gjë edhe për Litvinenko që kur u helmua ishte në Londër prej kohësh dhe nuk kishte asnjë influencë në jetën ruse. Edhe për avokatin Magnitskij, që vdiq në burg pasi denoncoi funksionarë të korruptuar, dhe kryeministri Medvedev tha “çështja e vdekjes së tij nuk i intereson askujt përveç ndonjërit që kërkon të përfitojë politikisht”.

Hetuesit po ndjekin disa pista mes të cilave edhe faktin nëse me këtë vrasje kërkohej të destabilizohej situata politike e brendshme. Komisioni i hetimit që i përgjigjet direkt Putinit, ka deklaruar se nuk përjashtohet atentat nga fondamentalistët islamikë apo një event criminal i lidhur me krizën ukrainase. “Vrasja ka qenë e planifikuar, që nga vendi i zgjedhur për ta vrarë. Arma është një pistoletë Makarov, një armë që përdoret nga policia dhe ushtria ruse. Ai kthehej në shtëpi me zonjën, jo shumë larg vendit ku u vra. Eshtë evidente se vrasësit ishin të informuar për vendbanimin e tij”.

Për këtë çështje ndërhyri edhe presidenti ukrainas Petro Poroshenko. “Nemtsov ishte një urë ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, nuk ishin pa qëllim të shtënat për të”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026763916015625
array(1) { ["section"]=> string(78) "putin-per-vrasjen-e-kundershtarit-ishte-pak-me-shume-se-nje-njeri-i-mesem-4639" }