Putin prezantoi vaksinën anti-COVID, mjeku rus jep dorëheqjen: Kjo punë nuk është bërë siç duhet

Publikuar tek: bota, më 17:47 14-08-2020 Putin prezantoi vaksinën anti-COVID, mjeku rus jep dorëheqjen: Kjo punë nuk është bërë siç duhet Putin dhe mjeku qe dha doreheqjen

Vetëm pak ditë më parë Presidenti rus Vladimir Putin prezantoi vaksinën ruse anti-COVID, për të cilën tha se nuk kishte asnjë rrezik dhe ishte testuar edhe te vetë vajza e Presidentit.

Kjo vaksinë ka ngjallur shumë debate, pasi shtetet e tjera nuk besojnë që vaksina të jetë testuar siç duhet.

Ndërkohë edhe mjeku drejtues i sëmundjeve respiratore në Rusi, Alexander Chuchalin, ka dhënë dorëheqjen për shkak të shkeljeve të mëdha të etikës mjekësore që u bënë përmes vaksinës së re ruse.

Chuchalin ka akuzuar dy mjekët kryesorë që janë përfshirë në studim, duke thënë se nxituan në prodhimin e vaksinës. Më tej ai përmendi emrin e profesorit Alexander Gintsburg, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Gamaleya për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, dhe profesorin Sergey Borisevich, kolonel mjekësor dhe virolog i lartë i ushtrisë Ruse, të cilët ishin akademikët kryesorë që ndihmuan në zhvillimin e vaksinës.

“A i keni kaluar të gjitha rrugët e nevojshme të aprovuara nga legjislacioni i Federatës Ruse dhe bashkësia shkencore ndërkombëtare? Jo! Kjo punë nuk është bërë siç duhet. Kështu që, një nga parimet etike të mjekësisë është shkelur rëndë”- është shprehur Chuchalin para se të largohej nga detyra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012496948242188
array(1) { ["section"]=> string(101) "putin-prezantoi-vaksinen-anti-covid-mjeku-rus-jep-doreheqjen-kjo-pune-nuk-eshte-bere-sic-duhet-217145" }