Putin rikthen KGB-në? Kremlini: Asgjë nuk është e vërtetë

Publikuar tek: bota, më 20:28 18-10-2016 Putin rikthen KGB-në? Kremlini: Asgjë nuk është e vërtetë

Ish-shërbimi sekret sovjetik, KGB, nuk do të rikthehet në Rusi, tha sot ish-shefi i stafit të Kremlinit, Sergei Ivanov në një intervistë.

Ivanov, një i besuar i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se raportet se një ministri e re e sigurimit të shtetit po ngrihej ishin të rreme.

“Organe të ndryshme do të vazhdojnë të punojnë ndarazi në hetimet kundër spiunazhit dhe sigurisë”, deklaroi Ivanov për të përditshmen “Komsomolskaja Pravda”.

“Nuk shoh ndonjë kuptim të paturit  një superministri”, tha Ivanov, i cili në gusht kaloi në postin e transporteve dhe mjedisit, pasi punoi për katër vjet si shef i stafit të administratës presidenciale.

E përditshmja “Kommersant” kishte raportuar më parë se “Kremlini po planifikon të reformojë forcat e sigurisë, veçanërisht  shërbimin sekret vendas FSB, para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në vitin 2018”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14937615394592
array(1) { ["section"]=> string(61) "putin-rikthen-kgb-ne-kremlini-asgje-nuk-eshte-e-vertete-56629" }