Putin: Rrëzimi i avionit rus, një thikë pas shpine nga Turqia

Publikuar tek: bota, më 14:16 24-11-2015 Putin: Rrëzimi i avionit rus, një thikë pas shpine nga Turqia

“Turqia qëlloi me thikë pas shpine Rusinë pasi rrëzoi avionin rus, duke vepruar si bashkëpunëtorë të terroristëve”, tha presidenti rus Vladimir Putin lidhur me incidentin e ditës së sotme ku mbeti i vrarë dhe një prej pilotëve të avionit.

Putin shtoi se avioni luftarak rus u godit rreth 1 kilometër larg kufirit turk dhe nuk përbënte rrezik për sigurinë kombëtare turke. Ai tha se avioni kishte të shënjestër objektivat terroriste në Latakia, provincën e Sirisë pranë kufirit me Turqinë.

“Ky incident nuk do kalojë pa pasoja në marrëdhënien Rusi - Turqi”, tha presidenti rus Vladimir Putin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026936054229736
array(1) { ["section"]=> string(65) "putin-rrezimi-i-avionit-rus-nje-thike-pas-shpine-nga-turqia-26178" }