Putin shkurton me 10 përqind rrogën e vet, shkak kriza dhe sanksionet ekonomike

Publikuar tek: bota, më 21:30 06-03-2015 Putin shkurton me 10 përqind rrogën e vet, shkak kriza dhe sanksionet ekonomike Foto e Vladimir Putin e publikuar nga CNN

Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të shkurtojë me 10 përqind rrogën e tij për shkak se vendi i tij është përfshirë nga kriza më e rëndë ekonomike në vite, raporton CNN. Vendimin e ka marrë të sot (e premte). Kjo lëvizje do ti kushtojë presidentit 900 mijë rubla, ose 14 mijë dollarë në vit. Ekonomia ruse është shtrënguar pas rënies së çmimeve të naftës dhe sanksioneve ekonomike të vendosura nga perëndimi për shkak të rolit të Moskës në konfliktin me Ukrainën. Rubla kaloi në kolaps duke humbur me 40% kundrejt dollarit në 6 muajt e fundit. Inflacioni është duke u rritur dhe standartet e jetesës po bien dukshëm. 

Putin vendosi të shkurtojë rrogat e të gjithë anëtarëve të kabinetit dhe administratës së tij, vetëm pak muaj pasi kishte kërkuar uljen me 10 përqind të shpenzimeve në qeveri. Putin fitoi 59 mijë dollar në vitin 2013 sipas të dhënave të fundit të deklaruara prej tij. Por sipas dokumentave zyrtare, rroga e tij presidenciale u dyfishua në prill 2014 duke e çuar në 150 mijë dollarë. Kjo është një pagë modeste krahasuar me atë të liderëve botërorë. Barak Obama fiton 400 mijë dollar në vit, ndërkohë që kancelarja gjermane Angela Merkel merr 240 mijë dollarë në vit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023013114929199
array(1) { ["section"]=> string(83) "putin-shkurton-me-10-perqind-rrogen-e-vet-shkak-kriza-dhe-sanksionet-ekonomike-5192" }