Putin telefonon Asadin, e përgëzon për marrjen e Alepos

Publikuar tek: bota, më 18:59 23-12-2016 Putin telefonon Asadin, e përgëzon për marrjen e Alepos

Objektivi i Rusisë në Siri tashmë është që të përqëndrohet në arritjen e paqes, deklaroi Vladimir Putin në një bisedë telefonike të zhvilluar sot me Bashar al Asadin gjatë së cilës ai e përgëzoi për “çlirimin” e Alepos.

“Presidenti rus telefonoi homologun e tij sirian për ta përgëzuar për përfundimin e operacioneve për çlirimine Alepos nga rebelët”, njoftoi Kremlini.

“Ky sukses u bë i mundur nga përpjekjet e ndërmarra nga të gjithë ata që janë të angazhuar në luftën kundër terrorizmit në Siri”, shtoi ai.

“Objektivi tani është që të përqëndrohemi në çështjet që lidhen me zgjidhjen paqësore të konfliktit, kryesisht duke gjetur një marrëveshje të përgjithshme”, theksoi Putini, i cituar nga Kremlini.

Në mëngjes, Vladimir Putin, që ka arritur të përjashtojë gati krejtësisht Uashingtonin nga procesi i zgjidhjes së konfliktit Sirian, gjykoi se “rimarrja e Alepos është një hap shumë i rëndësishëm drejt paqes”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030195951461792
array(1) { ["section"]=> string(60) "putin-telefonon-asadin-e-pergezon-per-marrjen-e-alepos-63569" }