Putin tha se vaksina është gati, ambasada ruse në Shqipëri jep informacione të rëndësishme: Ka kaluar të gjitha kotrollet e nevojshme, ja kur do të nisë vaksinimi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:30 11-08-2020 Putin tha se vaksina është gati, ambasada ruse në Shqipëri jep informacione të rëndësishme: Ka kaluar të gjitha kotrollet e nevojshme, ja kur do të nisë vaksinimi Ilustruese

Presidenti rus Vladimir Putin, sot ka deklaruar se shkencëtarët rusë, kanë arritur të prodhojnë vaksinën kundër COVID-19.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar ambasada ruse në vendin tonë, e cila bën me dije se vaksina i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme dhe tani pritet përfundimi i fazës së tretë.

Sakaq, shton se gjatë muajit shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021.

“Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve. Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021”, shkruan ambasada.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096871852874756
array(1) { ["section"]=> string(166) "putin-tha-se-vaksina-eshte-gati-ambasada-ruse-ne-shqiperi-jep-informacione-te-rendesishme-ka-kaluar-te-gjitha-kotrollet-e-nevojshme-ja-kur-do-te-nise-vaksinimi-216837" }