Putini propozon marrëveshje me SHBA për të mos ndërhyrë në zgjedhjet e ndërsjellta

Publikuar tek: bota, më 22:56 25-09-2020 Putini propozon marrëveshje me SHBA për të mos ndërhyrë në zgjedhjet e ndërsjellta Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për të shmangur ndërhyrjen në zgjedhje dhe çështje të tjera të brendshme të njëri-tjetrit.

Sipas një deklarate të Kremlinit të premten, Presidenti Putin foli për atë që ai e quajti "rrezik të një konfrontimi në shkallë të gjerë në sferën digjitale".

Më herët këtë javë, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, informoi anëtarët e Kongresit rreth atyre që tha se ishin përpjekje aktive nga Rusia, Kina, Irani dhe vendet e tjera për të sabotuar zgjedhjet amerikane të këtij viti që do të zhvillohen në nëntor.

Agjencitë amerikane të zbulimit kishin arritur në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Qeveritë e tjera perëndimore gjithashtu kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e hakerëve dhe fushatave dizinformuese në mediat sociale për të minuar zgjedhjet e tyre. Rusia i ka mohuar akuzat.

Deklarata e Putinit, e cila u lexua nga Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në një video të publikuar nga ministria, vjen mes akuzave të Kremlinit se vendet perëndimore po ndërmarrin një fushatë "dizinformimi" kundër Rusisë lidhur me helmimin në Siberi muajin e kaluar të udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny./VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011818885803223
array(1) { ["section"]=> string(89) "putini-propozon-marreveshje-me-shba-per-te-mos-nderhyre-ne-zgjedhjet-e-ndersjellta-221686" }