Pyll me hashash, Policia e Vlorës arreston 4 persona, procedohen dy zyrtarë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:16 21-08-2019 Pyll me hashash, Policia e Vlorës arreston 4 persona, procedohen dy zyrtarë Foto ilustruese

Policia e Vlorës arrestoi katër persona në fshatin Bashisht për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit ‘’Bashishti’’, u konfiskuan 45 fidanë dhe 100 kubikë me kanabis në pyllin e fshatit.

Aksioni i ndërmorri arrestoi katër shtetas: S. Z., 24 vjeç, banues në Vlorë; D. H., 25 vjeç, banues në Llakatund; A. B., 34 vjeç, banues në Peshkëpi; P. K., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Për këtë ngjarje, policia procedoi penalisht kryeinspektorin e Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë A.V., 56-vjeç dhe kryeplakun e fshatit Gjormë 49-vjeç P.S.

Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni "Beshishti", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike

Operacioni nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim të kanabisit .

Sekuestrohen fidanë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Gjormë dhe një inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

Në kuadër të operacionit masiv për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është finalizuar operacioni “Beshishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• S. Z., 24 vjeç, banues në Vlorë;

• D. H., 25 vjeç, banues në Llakatund;

• A. B., 34 vjeç, banues në Peshkëpi;

• P. K., 47 vjeç, banues në Vlorë;

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pasi në pyllin e fshatit Beshisht, shërbimet e Policisë gjetën 45 fidanë kanabis të mbjella në tokë dhe 100 kubikë të kultivuar me fara kanabis .

Po nga kontrolli i territorit në zonën e Selenicës, në një zonë të pyllëzuar në Gjormë u gjetën gjatë operacionit masiv ditën e djeshme 40 fidanë kanabis.

Në lidhje me këtë ngjarje, u proceduan penalisht për "Shpërdorim detyre" shtetasit:

 A. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

Kontrolli masiv i territorit vijon.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071480274200439
array(1) { ["section"]=> string(80) "pyll-me-hashash-policia-e-vlores-arreston-4-persona-procedohen-dy-zyrtare-175949" }